BE

BE

EULEX-i pret të sqarojë mandatin e vet në ditët në vijim

Publikuar më 24 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Donika Berisha, zëdhënëse në EULEX, ka thënë se mandati aktual i këtij misioni zgjatë deri më 14 qershor të këtij viti, ndërsa për periudhën pas qershorit, do të vendoset në ditët në vijim.

"Formati i saktë dhe numri i punonjësve të EULEX-it ende janë në procedura të shqyrtimit dhe do të varen nga vendimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Përndryshe parashihet se më nuk do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it në sistemin gjyqësor të Kosovës pas kësaj date kur edhe mandati aktual skadon", ka thënë Berisha.

Ajo ka shtuar se deri pas datës 14 qershor, nuk mund të thuhet asgjë se çfarë vendime do të ketë lidhur me ardhmen e misionit.

"Gjithashtu parashihet se misioni do t'i mbaj disa aktivitete të monitorimit në veçanti në lidhje me lëndët gjyqësore që tashmë janë në proces të transferimit tek gjyqësori i vendit", ka thënë Berisha.

Zyrtarët e Qeverisë se Kosovës kanë theksuar se pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës, do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.

Për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e mëtejmë duhet të bëhet një shkëmbim i letrave në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Bazuar në vlerësimet e organizatave joqeveritare në Kosovë, misioni i BE-së nuk i ka përmbushur pritjet, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. (REL)