BE

BE

Kovatchev: Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor do të forcojë Europën

Publikuar më 29 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Andrey Kovatchev është deputet bullgar i Parlamentit Europian, dhe njëkohësisht zv.presidenti i PPE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Mesdheut dhe raportuesin e grupit për Malin e Zi.

Në një shkrim për EurActiv, Andrey thotë se Komisioni Europian ka theksuar, veçanërisht për Shqipërinë, se progresi do të jetë vendimtar në fushën kryesore të sundimit të ligjit. "Vendi duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete dhe të prekshme në pesë prioritetet kryesore të reformës. KE ka përgëzuar Shqipërinë për zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët ka nisur dhe po jep rezultate pozitive", shkruan Kovatchev në shkrimin me titull "Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor do të katalizojë një Europë më të fortë".

Ai vijon më tej se është e rëndësishme të mbështeten autoritetet shqiptare për të vazhduar me programin e reformave. "Për më tepër, në lidhje me politikat e sigurisë, Shqipëria mbetet plotësisht e përafruar me të gjitha pozicionet e deklaratat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE, dhe është njohur si një partner i fuqishëm dhe i përkushtuar i BE-së në këtë drejtim", thotë ai.

Referuar dhe samitit të qershorit, ku Këshilli do të marrë një vendim për rekomandimet e komisionit, eurodeputeti bullgar thotë se BE duhet të sigurohet "që reformat të zbatohen siç duhet dhe që ato të arrijnë rezultate konkrete. Ende duhet të bëhen shumë punë përpara se perspektiva e tyre e pranimit të bëhet një realitet. Ndërkohë, ne duhet të mbështesim përpjekjet e tyre për reforma me ndihmë financiare të fokusuar".

 

Lajmet e fundit