BE

BE

Hoxha kërkon më shumë angazhim për Agjendën e Reformave Evropiane

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Ministrja Dhurata Hoxha, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për angazhimin e tij dhe përkrahjen për të mbledhur Këshillin si dhe përkrahjen e tij për procesin e integrimit.

"Kërkoj të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe të dëshmojmë përkushtimin për përmbushjen e obligimeve tona për të çuar përpara procesin euro-integrues", tha Hoxha.

Ministrja kërkoi nga bartësit e përgjegjësive institucionale të pranishëm në takim që të raportojnë me fokus në të arriturat që janë shënuar dhe kur pritet të përmbushen prioritetet që janë vendosur në agjendë me afate, informacioneve konkrete për progres dhe ngecje, duke identifikuar arsyet e ngecjes.

Në takim, raportuan ministrat Mahir Jagxhillar, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Bejtush Gashi dhe Bajram Hasani, ndërsa Ministrja Hoxha ka përmbyllur takimin me konkluzionet, detyrat dhe afatet për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.