BE

BE

Hoxha: Vizat hiqen sivjet

Publikuar më 19 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se Bashkimi Evropian këtë vit do t'i heqë vizat për Kosovën. Sipas saj, pas rekomandimit që do të jepet nga Komisioni Evropian këtë muaj, i cili beson se do të jetë pozitiv, nevojiten 3-6 muaj kohë për t'i përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme në Parlamentin Evropian, si dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Me publikimin e rekomandimit nga Komisioni Evropian (KE), i cili do të ndodhë në fund të këtij muaji, do të bëhet e qartë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, e cila në një intervistë për "Zërin" është shprehur e bindur se ky proces do të finalizohet përgjatë këtij viti.

Sipas të parës së MIE-së, nga dita e marrjes së sinjalit pozitiv për liberalizim nga KE-ja procedurat e miratimit në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave mund të marrin kohë 3 deri në 6 muaj.