BE

BE

Kocijançiç: Të intensifikohet dialogu Kosovë-Serbi

Publikuar më 17 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet.

Kocijançiç ka theksuar se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, përcjell lajmi.net.

Ajo ka konfirmuar se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiq.

Takimi i fundit Thaçi-Vuçiq është mbajtur në fund të muajit të kaluar.