BE

BE

Dilemat e Gjermanisë për heqjen e vizave për Kosovën

Publikuar më 23 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qeveria e Gjermanisë gjithmonë e ka bërë të qartë se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi që vendi ynë t'i ketë plotësuar kushtet.

Megjithatë, mbështetja e shtetit gjerman ende nuk është sigurt e as tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Këtë e ka konfirmuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë në një përgjigje për gazetën "Zëri".

"Qeveria gjermane mirëpret faktin që Komisioni Evropian ka dhënë një mendim lidhur me përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria gjermane ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth kësaj çështjeje", thuhet në përgjigjen e kësaj Ambasade.

Megjithatë, më tutje në përgjigjen për "Zërin" thuhet se Gjermania e ka bërë të qartë se e mbështet liberalizimin pasi të plotësohen kushtet.

E deputetët dhe njohësit e integrimeve thonë se tani pas dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian, Kosova duhet të lobojë te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për ta siguruar mbështetjen e tyre për heqjen e regjimit të vizave