BE

BE

Bizneset shkëpusin kontratat me kompanitë e BE-së për shkak të vizave

Publikuar më 24 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kompania e Armend Malazogut po rrezikon të humbë një kontratë të favorshme, e cila do t'i ndihmonte në shitjen dhe promovimin e produkteve të saj jashtë vendit.

Kjo pasi stafi i saj menaxhues prej tre personash nuk po mund të lëvizë në mungesë të vizave, raporton KTV.

Ende pa u bërë një vit, Malazogu tregon se i është pezulluar kontrata.

Përveç kompanisë së Malazogut, e cila po rrezikon humbjen e partneritetit, 56 përqind e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës veçse u janë shkëputur kontratat nga kompanitë rajonale.

Ndërsa, 62 përqind e bizneseve kanë pasur problem për eksport të mallrave si pasojë e mungesës së vizave.

Në Odën Ekonomike të Kosovës tregojnë se ankesat e bizneseve për këtë temë kanë shënuar rritje, duke u bërë një ndër pengesat kryesore për zhvillim.

Komisioni Evropian të mërkurën ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave.