BE

BE

Thaçi kërkon unitet të spektrit politik për dialogun me Serbinë

Publikuar më 24 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konference për media ka thënë se vendimi i GJND-së më 22 korrik 2010 është ngjarja më e madhe që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Thaçi shtoi se ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e legjitimitetit të kërkesës së qytetarëve.

Sipas tij, me këtë u bë legale pavarësia e Kosovës, raporton KsP.

Kreu i vendit shtoi se ky vendim i hapi rrugë edhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Thaçi tha se normalizimi mes dy vendeve do të bëhet përmes njohjes së dyanshme.

Kreu i shtetit ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria të kenë rolin e tyre vendimtar në procesin e dialogut.

Thaçi kërkoi unitet të spektrit politik në këtë proces të rëndësishëm për vendin.