BE

BE

Kurz: Marrëveshja Kosovë-Serbi, parakusht për anëtarësim në BE

Publikuar më 26 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelari austriak, Sebastian Kurtz, ka thënë se Austria gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së, prioritet kryesor do të ketë politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe ato të sigurisë dhe migracionit.

Një çështje tjetër, e cila ishte fokus primar i takimit mes presidentit Thaçi, Kurzit, Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Lidhur me këtë proces, kancelari austriak inkurajoi të dy presidentët për të vazhduar përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje.

"Arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE. Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE", theksoi Kurz.

Ndërkaq, Presidenti Thaçi, i shprehu mirënjohje Austrisë për ndihmën në kuadër të procesit te integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë.

Ai theksoi edhe njëherë se Kosova do t'i përmbush kriteret për anëtarësim në BE dhe do të bëjë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes paqësore ligjore me Serbinë.