BE

BE

Opozita insiston në mbajtjen e seancës për dialogun me Serbinë

Publikuar më 21 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Partitë në pushtet dhe opozita kanë shfrytëzuar seancën ku miratuan disa marrëveshje ndërkombëtare, për t'ia treguar njëra-tjetrës varësinë në vendimmarrje. Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e seancës për dialogun me Serbinë, ku do të miratohej një dokument nëpërmjet të të cilit i pamundësohet presidentit Thaçi t'i diskutojë kufijtë e Kosovës me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa marrëveshjet ndërkombëtare u miratuan me unanimitet, debat dhe polemika mes deputetëve ka nxitur Projektligji për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (RESPA).

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar opozitën se pas katër muajsh u kujtua të thërrasë seancën për votimin e ligjeve që kanë të bëjnë me programet financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën.

"Projektligjet janë këtu qe katër muaj, javën e kaluar kanë qenë, dhe këta s'kanë ardhur për t'i votuar. S'i kanë votuar as para bojkotit të ri që këta kanë filluar tash në sezonin e shtatorit. Dje iu ka rënë ndërmend që janë të rëndësishme këto pika për çka kemi folur me muaj të tërë", ka thënë Krasniqi.