BE

BE

Vuçiq i raporton Putinit: Jemi larg zgjidhjes për çështjen e Kosovës

Publikuar më 02 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Moskë se pavarësisht përpjekjeve për të arritur kompromis dhe mbështetjes për paqe dhe siguri, janë shumë larg nga zgjidhja për Kosovën.

Ai gjatë takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë komplekse dhe se Serbia si shtet përballet me provokime të shumta në baza ditore.

"Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur një kompromis dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin, ne jemi shumë larg nga çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës," tha ai.

Vuçiq e falënderoi Putin për gjithçka që po bënte në favor të Serbisë dhe e ftoi atë të vizitonte Beogradin së shpejti, duke shtuar se do të ishte një nder i madh për vendin dhe popullin serb.

Ndryshe, gjatë këtij takimi Vuçiq i dhuroi homologut të tij rus librin "Serbia ime e bukur" nga autorë rusë.