BE

BE

Juncker flet për një "spektër" të ri të luftës në Ballkan

Publikuar më 06 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të premten për një luftë të re në Ballkan nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t'u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

"Nëse në peizazhin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë - dhe ndoshta edhe më shpejt - atë që pamë në Ballkan në vitet 1990, "tha Juncker në një fjalim në parlamentin austriak transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve 1990 formuan fushën e betejës në konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, janë aktualisht në faza të ndryshme të bisedimeve të pranimit me BE.