BE

BE

McAllisterr: Franca e Gjermania kanë disa brenga rreth liberalizimit

Publikuar më 07 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllisterr, tha se tema kryesore e takimit ishte liberalizimi i vizave.

"Nëse ka pas një forcë determinuese në Parlamentin Evropian ka qenë roli dhe kontributi direkt i tij në këtë proces. Kosova i ka përmbushë të gjitha kriteret dhe presim që Këshilli Evropian ta përmbyll ketë proces gjatë javëve e muajve të ardhshëm. Qëllimi i vizitës së tij është të njihet me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova", tha Hoxhaj.

Ndërsa, David McAllister tha se ka pas një diskutim të thellë  për disa çështje politike që lidhen me Kosovën.

"Tani është vitale që të ofrohet liberalizimi pa vonesa. Liberalizmi do të përmirësoj stabilitetin e Kosovës. Parlamenti Evropian ka votuar në favor dhe tani janë shtetet anëtare që vendosin. Franca e Gjermania kanë disa brenga por duhet të ecim përpara, duhet të theksoj që ka qenë e vështirë që Kosova t'i plotësojë kushtet, si për shembull demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë sqarimin, të bëjmë të qartë se liberalizmi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit", tha ai.