BE

BE

Komisionerja Gabriel merr pjesë në Konferencën "Digitalks" në Prishtinë

Publikuar më 08 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Mariya Gabriel, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Digitalks" që mbahet në Prishtinë më 11 dhe 12 tetor, ka njoftuar të hënën Ministria e Integrimit Evropian.

Konferenca Ndërkombëtare 'Digitalks' është e para e këtij formati në Kosovë dhe mbledh më shumë se 1000 palë të interesuara, politikë-bërës të nivelit të lartë, akademikë dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes Konferencës 'Digitalks' Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë po synon sensibilizimin për rëndësinë e inovacionit dhe ekonomisë digjitale, rritjen e përkrahjes së inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbim  të rritjes ekonomike të vendit, si dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.