BE

BE

Merkel refuzon propozimit për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David Mccallister ka kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, ku do të përfshihet edhe ndryshimi i kufijve, por kancelarja e ka refuzuar një ide të tillë, ka raportuar gazeta Blic e Beogradit.

Gazeta Blic duke u thirrur në burime diplomatike në Berlin, ka thënë se Mccallister është takuar me kanmcelaren Merkel dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit.

"Mccallister ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë (propozimin për ndryshim kufijsh)", ka thënë burimi i paidentifikuar.

Gazeta shkruan se edhe pse pritej që kancelarja Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vu?i? ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur.

"Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj (Serbinë) dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë", ka thënë burimi.