BE

BE

Prania në INTERPOL "e ndihmon Kosovën në luftën e trafikimit me qenie njerëzore"

Publikuar më 19 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, Kosova do të jetë më e aftë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Këto komente, ai i bëri në Prishtinë gjatë konferencës për shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

"Kosova është e sfiduar me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, për shkak se ende nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it", tha Haradinaj.

Me anëtarësimin e Kosovës në këta mekanizma, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian mund të llogarisin te Kosova si një partner serioz në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, tha ai.

Kryeministri po ashtu përmendi se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kosova ka nënshkruar protokollin bashkëpunues me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.