BE

BE

BE-ja nuk ka datë për vazhdimin e dialogut, procesi mbetet i 'ngrirë'

Publikuar më 23 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Maja Kocijan?i?, zëdhënëse e Komisionit Evropian, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka përcaktuar ende datën e vazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qoftë për negociatat në nivelin politik apo bisedimet në nivelin teknik, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

"Puna është duke vazhduar në nivelin teknik, përkitazi me takimin e lartë të ardhshëm të dialogut, data e të cilit pritet të konfirmohet", ka thënë Kocijan?i?.

Nisur nga historia e takimeve të fundit, si në nivelin e presidentëve ashtu edhe në nivelin teknik, Beogradi nuk ka pranuar të ulet dhe të bisedojë me palën nga Kosova.

Më 7 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu?i? kishte refuzuar takimin me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, pasi që autoritetet e Prishtinës, atë kohë, fillimisht nuk i kishin lejuar atij që të vizitonte liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës.