BE

BE

BE përkrah Kosovën në plotësimin e kushteve në proceset integruese

Publikuar më 23 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i sapoemëruar i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë të hënën se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritet kryesor i ministrisë që ai drejton, kanë raportuar mediat elektornike.

"Ministria e Brendshme është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit pas liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës", ka thënë Mustafa.

Ambasadorja Apostolova ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.