BE

BE

McAllister: Kosovarët i kanë plotësuar kriteret meritojnë të lëvizin pa viza

Publikuar më 26 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryesuesi i Komisionit për çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, gjatë Konferencë me Grupin Panevropian të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, ka thënë të enjten se kosovarët i kanë plotësuar kriteret prandaj meritojnë të lëvizin pa viza, ka thënë Zyra për Informim e Ministrisë së Integrimit.

"Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, dhe pres që vendet e BE-së, të njohin këtë arritje dhe të japin dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës", ka thënë McAllister.

Ai ka shtuar se procesi integrues për shtetet e Evropës juglindore, është sfidë të cilën duhet ta fitojnë këto vende, me përkrahjen e Bashkimit Evropian.

"Të arriturat e kësaj pjese të Evropës, sot reflektojnë në institucionet e BE-së, duke qenë rajon i paqes, fuqizimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe vlerave tjera të Bashkimit Evropian", ka thënë eurodeputeti nga Gjermani.

Ai i ka ftuar deputetët e Partive Popullore por edhe deputetët tjerë, të vihen krah interesave të këtij rajoni në procesin integrues, duke kontribuar kështu, jo vetëm në zgjerimin e BE-së në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe duke hapur dyert për përqafimin e vlerave të BE-së nga qytetarët e këtyre vendeve, duke u bërë zonë e mirëkuptimit, paqes dhe fqinjësisë së mirë.

Pas rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian në korrik të këtij viti dhe votimit në favor të liberalizimit nga Parlamenti Evropian, në shtator, sfida kryesore mbetet në Këshillin e Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së i japin vlerësimet e tyre. (kosovain.eu)