BE

BE

Komisioni për Integrime Evropiane takoi një delegacion nga Bundestagu gjerman

Publikuar më 02 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës është takuar me Komisionin për Çështje Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Bundestagu gjerman, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë falënderuar deputetët e Bundestagut për mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman ndaj Kosovës, si dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi.

Po ashtu, u diskutua edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. (Kosovain.eu)