BE

BE

Hoxhaj: BE nuk po i mban zotimet për vizat, pse duhet t'i besojmë për dialog me Serbinë

Publikuar më 04 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, por fajin e ka hedhur tek BE-ja dhe shtetet anëtare që nuk po u përmbahen premtimeve të dhëna se kur të plotësohen kriteret do të liberalizohen vizat, kanë raportuar të dielën mediat elektronike.

"Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t'i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë", ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se "nëse BE-ja dhe shtetet anëtare nuk janë të aftë t'u përmbahen premtimeve që i kanë dhënë vetë, pse duhet të besojmë se mund ta diktojnë vullnetin e Serbisë për ta njohur Kosovën?".