BE

BE

Hoxha: Çfarë na premtuan ndërkombëtarët për viza ju premtuam qytetarëve

Publikuar më 07 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se premtimet e eksponentëve institucionalë të Kosovës para qytetarëve për liberalizimin e vizave janë bartje e premtimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë për politikanët e Kosovës.

"Është premtuar, sepse njëjtë na është premtuar. Pritjet nuk i kemi ngritur vetë. Çdo zyrtar që ka ardhur, të gjithë që kanë ardhur në tri vitet e fundit, na kanë thënë që me kalimin e demarkacionit ju e siguroni lëvizjen e lirë", ka thënë ajo në televizionin publik.