BE

BE

Hoxha: Deklaratat e Sholtes dhe Fajon për vizat janë për çdo respekt

Publikuar më 14 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Integrimit Evropian në qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka falënderuar eurodeputetin Igor Šoltes dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për deklaratat e tyre rreth çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qëndrimet e Šoltes dhe Fajon, "janë për çdo respekt, ngase rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim".

"Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!", ka shkruar Hoxha. (kosovain.eu)