BE

BE

Raporti i Komisionit Evropian: Serbia nuk ka përparuar në fushat kyçe

Publikuar më 16 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioni Evropian u dorëzoi shteteve anëtare raportin për përparimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është një dokument i brendshëm, i cili shërben për shkëmbim të mendimeve midis vendeve anëtare.

Radio Evropa e Lirë e ka parë këtë dokument, i cili konstaton se mungojnë rezultate të prekshme në fushat kyçe, si: reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias.

Ky raport po ashtu vë në dukje se zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Hetimin dhe Prokurimin e Krimeve të Luftës "është shumë i ngadalshëm".

Raporti ka gjetur se Serbia ka bërë disa përparime në fushat, si: reforma institucionale, të drejtat e pakicave kombëtare, shpëlarja e parave dhe çështja e azilit.

Përparimi në kapitujt 23 dhe 24 si dhe qasja konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, janë vendimtare për Serbinë, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së të autorizojnë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave.

Serbia pret të hapë kapituj të rinj në muajin dhjetor.