BE

BE

Avramopoulos do të votojë pro vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Publikuar më 22 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dimitris Avramopoulos, Komisioner i BE-së për Punë të Brendshme, e ka pritur në Bruksel, Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, të cilës i ka premtuar përkrahje dhe votë pro për procesin e liberalizimit të vizave, pasi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, ka raportuar kosovain.eu.

"Komisionari Avramopoulos e ka vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e Kosovës dhe bartësve të përgjegjësive institucionale për lobim dhe marrjen e përkrahjes nga vendet e veçanta për votimin pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai ka theksuar se përmbushja e kritereve për liberalizim është konfirmuar nga Komisioni, si dhe me vendimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), dhe votimin në Parlamentin Evropian", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Komisioneri i BE-së "e ka rikonfirmuar përkrahjen e tij të plotë për liberalizimin e vizave pranë organeve vendimmarrëse në Bruksel për votim pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të dhjetorit".

Ministrja Hoxha ka thënë se është shumë e rëndësishme për Kosovën lëvizja e lirë. "Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizim", ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se presim nga BE dhe instancat vendimmarrëse, të ndikojnë dhe ofrojnë përkrahjen që edhe Këshilli i Ministrave të heqin kufizimin e lëvizjes së lirë, "të heqin pabarazinë ndaj shtetasve të Kosovës dhe ta gëzojmë edhe ne lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët tjerë të Ballkanit dhe Evropës". (kosovain.eu)