BE

BE

Miratohet rezoluta për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave

Publikuar më 30 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën për Kosovën, ku kërkohet edhe një herë liberalizimi i vizave për kosovarët. Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Sholtes bënë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe kërkon fuqizimin e sundimit të ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka votuar edhe rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE.

Parlamenti Evropian ka b?rë ftesë tek Bashkimi Evropian q? pa as një vonesë t? mundësoj lëvizjen e lir? t? Kosovarëve n? zon?n Shengen. N? Rezolut?n e miratuar, konsiderohet se liberalizimi I vizave ?sht? I r?n?dsis? jetike, sepse do kontirboj n? stabilitet do afrojë Kosovën me BE-n? ndërsa siç thuhet, me lehtësimin e udhëtimit dhe afarizmit, do ndihmohet edhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në Rezolutë e miratuar, pranohet ka rënë numri I azilkërkueseve Kosovar në shtetet perëndimore, ndërsa mirëpriten rezultatet në luftën kundër terrorizmit.

Sa i përket agjendës evropiane, n? rezolutë nënvizohet se përparimi ka qenë vetëm I kufizuar, dhe kjo ?sht? pasojë e siç thuhet, mungesës s? konsensusit ndërpartiak dhe polarizimit t? vazhdueshëm politik në Kosovë, i cili vazhdon të ndikojë negativisht në procesin e reformave.

Në rezolutë shprehet brengosja për shkak t?  korrupsionit të përhapur, elementeve  të shtetit të kapur dhe ndikimit të pa nevojshëm politik në gjyqësor. Nëpër mjet Rezolut?s, euro deputetët ftojnë Prishtinën zyrtare që të demonstrojë përkushtimin ndaj punës së gjykatës speciale.

Hapësirë e veçantë ne dokument I kushtohet raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë kur përsëritet domosdoshmëria e implementimit të marrëveshjeve të arritura në dialog. Gjithashtu theksohet rëndësia e përshpejtimit të fazës përfundimtare të dialogut që duhet të çoj deri tek marrëveshja ligjërisht obliguese në mes të palëve. Raporti i votuar merret edhe më mundësinë e  korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë e ku thuhet se për Parlamentin Evropian është e pranueshme secila marrëveshje nëse dakordohet në mes të palëve ka parasysh stabilitetin rajonal dhe është konformë me të drejtën ndërkombëtare.