BE

BE

Gjermania prek nivelin më të ultë të papunësisë që prej ribashkimit

Publikuar më 05 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Niveli i papunësisë në Gjermani ka arritur në 5% në dhjetor, niveli më i ulët që prej ribashkimit, duke mbyllur një vit të shënuar nga një ardhje e suksesshme e refugjatëve në tregun gjerman të punës, sipas shifrave qeveritare të publikuara sot.

Sipas të dhënave të korrigjuara duke ndjekur ndryshimet sezonale, numri i të papunëve ka rënë me 14 000 persona në një muaj, sipas shifrave të Agjencisë për Punën.

Sipas të dhënave bruto, që janë më pak përfaqësuese në thelb por që shërbejnë si referencë për debatin publik, numri i të papunëve u rrit me 23 000 në një muaj për ka rënë me 175 000 në një vit.

"Në një milionë refugjatë që erdhën veçanërisht që prej vitit 2015, 400 000 prej tyre janë duke zhvilluar një trajnim ose kanë filluar punë", kishte njoftuar në dhjetor presidenti i federatës së sipërmarrjeve gjermane (BDA), Ingo Kramer.

Për shkak të mungesës së krahut të punës, veçanërisht i theksuar në disa sektorë si kujdesi ndaj personave të moshuar, krerët e sipërmarrjeve gjermane nuk rreshtin së kërkuari një politikë imigracioni më të hapur.