BE

BE

Hahn viziton sot Kosovën, takohet edhe me kryeministrin Haradinaj

Publikuar më 17 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, do të qëndrojë të enjten (sot) për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

"Në ora 16:45, Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn", ka thënë Zyra për Shtyp e Kryeministrit.

Komisioneri Hahn dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë taksën e importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja, dhe të vazhdojë dialogun me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve. (kosovain.eu)