BE

BE

BE-ja mirëpret miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek

Publikuar më 25 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas miratimin të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit të Greqisë, kanë reaguar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, thuhet se që në fillim BE-ja ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Tsipras dhe Zaev.

"Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi në të gjitha anët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të forta në rajon. Të dy vendet kanë kapur këtë mundësi unike, e cila përcakton një shembull pajtimi për Evropën në tërësi dhe do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivën evropiane të rajonit" thuhet më tutje në deklaratë.

Zyrtarët e lartë të BE-së më tutje thonë se presin hapat e ardhshëm proceduralë që çojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes.

"Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët të BE-së" thuhet në deklaratë.