BE

BE

Mogherini: Taksa të hiqet menjëherë që Dialogu të vazhdojë - s'ka kohë për të humbur

Publikuar më 02 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ndërmjetësja e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njëherësh Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë edhe njëherë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të tërhiqet menjëherë.

Mogherini tregoi se këto komente i ka bërë gjatë telefonatës që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

"Fola me Presidentin Hashim Thaçi. Ritheksova se taksa duhet të hiqet në mënyrë që Dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është qenësor për Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk ka kohë për të humbur", ka shkruar Mogherini në Twitter, raporton Koha.net.