BE

BE

Kërkesa e BE-së për futjen e "Trepçës" në dialog acaron Prishtinën

Publikuar më 06 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Është unifikuar spektri politik në Kosovë në kundërpërgjigjen dhënë ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian (BE) për ta bërë "Trepçën" temë në dialogun me Serbinë. Zotimi i dhënë në Prishtinë është se për gjigantin ekonomik nuk do të negociohet me kurrkënd, shkruan sot "Koha Ditore".

Në fundjavë, me më shumë se dy të tretat e votave, Kuvendi ka miratuar Statutin, me të cilin është hapur rruga që njësitë thelbësore të ndërmarrjes, që ishte nën menaxhimin e AKP-së, të regjistrohen si pjesë të shoqërisë aksionare "Trepça".

Aksionar kryesor i ndërmarrjes së re është Qeveria, ndërkaq 20 për qind të aksioneve u takojnë punëtorëve. Dhe, shkaku që një pjesë e njësive ndodhen në veriun e banuar me serbë, Beogradi zyrtar ka reaguar dhe ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në dialogun e sponsorizuar nga Brukseli pa shfuqizimin e Statutit, sikurse edhe pa e hequr Kosova taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

Serbia kërkon që për statusin e "Trepçës" të vendoset në marrëveshjen finale që synohet ta prodhojë ky proces dialogu.

Të martën Maja Kociançiq, zëdhënëse e komisioneres Federica Mogherini, e cila e lehtëson dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se çështja e "Trepçës" duhet të zgjidhet në Bruksel.