BE

BE

Zgjedhjet në PE mund ta lëkundin pozicionin e Kosovës në raport me vizat

Publikuar më 18 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas një heshtjeje të gjatë, zyrtarët institucionalë sërish kanë nisur të flasin për liberalizimin e vizave. Pas dështimit që lëvizja e lirë për qytetarët ta marrë dritën jeshile në Këshillin e Ministrave të BE-së vitin e shkuar, tani ka shpresë se kjo mund të bëhet në qershorin e këtij viti.

Të paktën, kështu pret ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, por jo edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ata thonë se Kosova duhet të bëjë luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit si kriter që matet çdo tre muaj nga ata që mbikëqyrin përparimin e Kosovës karshi këtij procesi.

Madje, deputetë të opozitës thonë se pozicioni i Kosovës do të varet shumë edhe nga rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku shqetësuese mbetet mundësia e rritjes së partive të djathta ekstreme.

Derisa gjatë është përfolur se në procesin e liberalizimit do të ndikojë edhe vendosja e taksës ndaj mallrave serbe dhe përplasja që kryeministri e ka me shumë vende të fuqishme, deputetët thonë se kjo nuk do të ishte e drejtë të bëhej, meqë nuk është e lidhur fare me këtë proces.