BE

BE

May: Mos më fajësoni mua për Brexitin, fajësoni deputetët

Publikuar më 21 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministrja britanike, Theresa May, është përballur me kritika të ashpra të bashkëpartiakëve të saj si dhe me thirrjet për dorëheqje, pasi të jetë fajësuar për nxitjen e mosmarrëveshjeve me deputetët e Parlamentit lidhur me shtyrjen e afatit të Brexitit.

Në një deklaratë të furishme për publikun britanik të mërkurën, ajo ka thënë: "Unë jam në anën tuaj".

May tani synon që ta nxjerrë marrëveshjen e saj të divorcit, të arritur me Bashkimin Evropian, për votim të tretë në Parlament gjatë javës së ardhshme. Teksa kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë para daljes së caktuar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, më 29 mars, ajo ia barti fajin Parlamentit për të gjitha paqartësitë rreth procesit, shkruan "Koha Ditore".

"Për këtë gjë jam plotësisht e sigurt: e di që ju njerëz jeni ngopur. Jeni lodhur më me përplasjet e brendshme. Jeni lodhur nga lojërat politike dhe procedurat e stërzgjatura. Jeni lodhur nga deputetët që flasin për asgjë tjetër përpos Brexitit, kurse ju jeni njëmend të shqetësuar rreth shkollave të fëmijëve tuaj, rreth shërbimeve tona të sigurimit kombëtar shëndetësor, rreth sulmeve me thikë. Dhe unë pajtohem. Jam në anën tuaj. Ama për gjërat lidhur me Brexitin, mos më fajësoni mua, fajësoni deputetët", ka thënë May.