BE

BE

Macron mbledh në Paris krerët e BE-së, Kinës dhe Gjermanisë

Publikuar më 27 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka pranuar rivalitetet historike midis Bashkimit Evropian dhe Kinës, teksa u ka bërë thirrje dyjave që ta fuqizojnë multilateralizmin.

"Do të donim të arrihej përparim drejt ripërtëritjes së multilateralizmit. Kemi dallime, është e qartë se në histori, fuqia nuk shkon pa rivalitet dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë gjë", ka thënë Macron pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

"Por, ne e respektojmë Kinën dhe jemi të vendosur për dialog dhe kompromis", ka thënë presidenti francez.