BE

BE

BE s'ka subjektivitetet juridik për ta tërhequr njohjen e Kosovës

Publikuar më 27 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ideja për miratimin e një rezolute nga ana e BE-së për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga njohësit politik në vend, konsiderohet si e pamundshme.

Emrush Ujkani njohës i integrimit evropian tha se Parlamenti Evropian në vazhdimësi ka miratuar rezoluta që kanë bërë thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës, por nuk ka prodhuar efekt juridik.

Bashkimi Evropian nuk ka kapacitet dhe as subjektivitetet juridik për t'a tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës. Kështu thotë Emrush Ujkani njohës i integrimit evropian, duke komentuar idenë e përfolur nga deputeti slloven Jani Ivanush se çnjohja e Kosovës është proces real brenda BE-së që pritet të ndodh pas zgjedhjeve në BE.

"Koncepti i tërheqjes së njohjeve në të drejtën ndërkombëtare është jo mirë i saktësuar dhe nuk mund njëherë ta njohësh një shtet e pastaj ta çnjohësh atë kjo është diçka që praktika nuk e njeh, por nëse do të ndodhte diçka e tillë nga ana e shteteve anëtare kjo ka logjikë... deputeti në fjalë mund të flas në emër të Sllovenisë , edhe pse unë dyshojë se Sllovenia ka ndërmend të veprojë diçka në këtë drejtim ...unë nuk e besoj që vendet anëtare të BE-së do të marrin një kahje të tillë", tha ai.

Ujkani madje përmendi tentimet dhe presionin e Parlamentit Evropian mbi ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

"Nëse ka fjalën se do të miratohet nga shtetet anëtare, atëherë është çështje tjetër. Ato rezoluta nuk i miraton Këshilli i BE-së.. Nëse e ka pasur fjalën se miratohet rezolutë në Parlamentin Evropian, atëherë ne mund të debatojmë me kundër argumentin se ne kemi pasur disa rezoluta në PE të cilat i kërkojnë pesëshes që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe në asnjë mënyrë kjo nuk e ka pasur efektin e vet sepse nuk prodhon efekt juridik një rezolutë e tillë, nuk i detyron shtetet anëtare për një rezolutë të tillë.

Megjithëkëtë shefi i diplomacisë sllovene, Miro Cerar, ka demantuar lajmet për tërheqjen e njohjes së Kosovës, duke thënë se qëllime të këtilla nga shteti slloven nuk ekzistojnë. (Radio Kosova)