BE

BE

Tahiri: Samiti i Berlinit ndali idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë të martën se Samiti i Berlinit ishte historik për faktin se u ndal ideja e rrezikshme për ndarjen e Kosovës, kanë raportuar mediat elektronike.

"Në Samitin e Berlinit u ndalën ide të rrezikshme të ndarjes (së Kosovës) dhe ia bën të qartë Mogherinit se ideja që ajo po përkrahte ishte jashtë parimeve evropianeve dhe do të prodhonte luftëra në Ballkan. Ishte Mogherini ajo që hapi rrugë që çështja e kufijve të diskutohej në Bruksel. Ky Samit tregoi se në Evropë mbizotëron qëndrimi i fuqive të mëdha për kufijtë. Mbizotëron qëndrimi gjerman, britanik e francez për kufijtë", ka thënë Tahiri.

Ajo ka shtuar se "liderët si Thaçi, Rama, Vu?i? e Mogherini dështuan. Kjo ide çonte në krijimin e Serbisë së Madhe. Bashkimi Evropian u bë një. Kishim dy qëndrime të BE deri më tani. Është lajm i mirë që Evropa po e rimerr vetën", ka thënë Tahiri.