BE

BE

Zgjedhjet evropiane: Kush fitoi e kush humbi?

Publikuar më 27 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Duke qenë se vendvotimet janë mbyllur tanimë në Europë, kjo është një përmbledhje e asaj se çka dimë deri tani.

-Dalja në zgjedhje pritet të arrijë 51%. Nëse konfimohet kjo do ishte dalja më e madhe në zgjedhje në 20 vitet e fundit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për daljen në votime në Britani të Madhe, por kjo nuk pritet të ndikojë në përqindjet përfundimtare.

-Pjesmarrja është ngritur në së paku 13 shtete. Sipas të dhënave të para rritja më e madhe është parë në Hungari dhe Rumani. Franca poashtu pritet të thyejë rekordin e saj për dalje në votime.

-Koalicioni i madh i të djathtës dhe të majtës pritet të humb mazhorancën dyzetë vjeçare. EPP dhe Socialstët&Demokratët kanë humbur 92 ulëse.

-Liberalët janë fituesit e zgjedhjeve. Emmanuel Macron ishte shpëtimtarë i tyre. Një grup i ri liberal pritet të ketë 102 ulëse, 67 ulëse më shumë se sa që ka tani. Por zgjedhjet brenda Francës tregojnë një humbje të Macron ndaj partisë të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen.

-Të gjelbërtit pritet të marrin 71 ulëse, rezultati i tyre më i miri ndonjëherë.

-E djathta ekstreme e Shteteve të Evropës dhe grupi i Lirisë janë në rrugë që të marrin 57 ulëse, që janë 30 më shumë se sa zgjedhjet e fundit. Parashikimi nuk u arrit. U prit që këto parti të merrnin 70 ulëse së paku në PE./