BE

BE

BE-ja fton për përmbajtje dhe zbatim të ligjit

Publikuar më 28 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka konfirmuar se zyrtarët evropian janë në kontakt me drejtuesit institucional të Prishtinës dhe të Beogradit dhe kanë apeluar për përmbajtje maksimale.

Kocijançiç, në një përgjigje më shkrim, ka theksuar se aksioni policor që po zhvillohet në Mitrovicë dhe lokacionet tjera në Kosovë, është në përputhje me urdhrat e gjykatës , duhet të zbatohet në përputhje me ligjin.

"Operacioni policor në Mitrovicë, pas urdhëresave gjyqësore, i cili ka pasur cak të dyshuar individual nga ky rajon dhe pjesa tjetër e Kosovës, duhet të bëhet në mënyrë ligjore". Gjithashtu aksionet duhet të komunikohen si duhet, që të mos ketë mosmarrëveshje lidhur me qëllimin e tyre.

Zëdhënësja tha se "ata janë në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, prej të cilëve kanë kërkuar përmbajtje maksimale". Zëdhënësja ka përkujtuar edhe se "sundimi i ligjit duke përfshi edhe presupozimin e pafajësisë janë objektiva të cilat BE-ja i përkrahë fuqishëm",.

"Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit te të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të forcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim", ka thënë Kocijançiç. "Ne fuqishëm besojmë se të gjithë aktorët duhet të kenë më shumë bashkëpunim policorë dhe gjyqësorë, duke respektuar në tërësi marrëveshjet e Brukselit", theksoi ajo.

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri më tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.