BE

BE

Presidenti zotohet ta vazhdojë rolin e njëjtë në negociatat me Serbinë

Publikuar më 02 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Hashim Thaçi nuk konsideron se përfaqësimi i Kosovës në fazën përfundimtare të negociatave me Serbinë ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

Prandaj, ai këmbëngul se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën punë edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin në këtë proces i relativizohet roli kreut të shtetit, shkruan sot "Koha Ditore".

Qëndrimin Presidenca e ka shprehur në një përgjigje të shkruar, që të hënën ia ka përcjellë "Kohës Ditore".

"Presidenti, në bazë të funksionit kushtetues që ka, është përfaqësues fuqiplotë i Republikës së Kosovës dhe ka të drejtën e kryerjes së të gjitha veprimeve që lidhen me nismën dhe përfundimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare", thuhet në këtë përgjigje, të dërguar nga Zyra për Informim e Presidencës.