BE

BE

Dështon samiti për emërimin e krerëve të BE

Publikuar më 02 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE për emërimet në postet më të rëndësishme të institucioneve europiane përfundoi pa sukses.

Asnjë prej blloqeve të krijuara nuk ka qenë i gatshëm të hiqte dorë nga kandidatet e vet. Pjesëmarrësit dolën të lodhur nga bisedimet 16 orëshe dhe as një periudhe e tillë kohore nuk i mjaftoi presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të bllokut të gjenin zgjidhje për emerimet në postet më të rëndësishme në Bashkimin Europian.

Kryetari i Këshillit të BE, Donald Tusk, e shpalli samitin të dështuar, pasi as negociatat kokë më kokë me krerët e disa vendeve më të rëndësishme të bllokut, nuk prodhuan asnjë rezultat. Samiti do të vazhdojë punimet të martën në orën 11.

Kampet kryesore të partive më të mëdha nuk ishin të gatshme për kompromis, deklaroi Tusk në një konferencë shtypi pas dështimit të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet e Vishegradit - Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia së bashku me Italinë kanë kundërshtuar kandidaturën e holandezit, Frans Timmermans për postin e kreut të Komisionit Europian, me argumentin se është tepër i majtë dhe i fokusuar tek kritikat ndaj mangësive juridike në Hungari dhe Poloni.

Orban nuk e ka mbështetur kandidatin e PPE-së, Manfred Weber (CSU). Merkel e pranoi se njerëzit janë të lodhur me ecejaket dhe mosmarrëveshjet në BE, por theksoi se hapat që do të hidhen lipset të mendohen mirë, sepse me këto vendime duhet të jetohet në pesë vitet e ardhshme./tch/