BE

BE

Kundërshtuesi i pavarësisë së Kosovës, Josep Borrell, nominohet pasardhës i Mogherinit

Publikuar më 03 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ishin tri ditë të vështira negociatash të pandërprera në selinë e Këshillit Evropian në Bruksel, që më në fund rezultuan me një kompromis jo të lehtë. Pasi liderët e shteteve të vendeve të Evropës Lindore dhe asaj Qendrore fuqishëm kundërshtuan zgjedhjen e holandezit Frans Timmermanns për kryetar të Komisionit Evropian, ditën e tretë të Samitit doli propozimi i ri, për të cilin më në fund të gjithë ranë dakord, shkruan sot "Koha Ditore".

Sipas paketës së aprovuar nga liderët evropianë, për herë të parë në krye të Komisionit Evropian do të jetë një grua. Pasardhëse e Jean Claude Junckerit do të jetë ministrja e tashme gjermane e Mbrojtjes, Ursula van der Leyen. Ajo është e lindur në Bruksel, ku edhe është rritur, flet rrjedhshëm frëngjisht dhe anglisht, ndërsa përkushtimi i saj për BE-në është i pakontestueshëm.

President i Këshillit të BE-së është nominuar kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, i cili në këtë post nga 1 dhjetori i këtij viti do ta zëvendësojë presidentin e tashëm Donald Tusk.

Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të jetë Josep Borrell nga Spanja. Duke pasur parasysh se në dy mandatet e deritashme, pikërisht personi që ka qenë në krye të diplomacisë së BE-së ka ndërmjetësuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nominimi i tij në këtë post do të mundë të jetë problematik, pasi ai, si ministër i Jashtëm i Spanjës, publikisht ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.