BE

BE

Haradinaj ka kushte për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë

Publikuar më 03 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Janë dy kushte që i ka përmendur të martën kryeministri Ramush Haradinaj, pa përmbushjen e të cilave refuzon që ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Njëri ka të bëjë me opozitën e tjetri me faktorin ndërkombëtar.

I ka theksuar ato, pasi është pyetur nga "Koha Ditore" nëse do t'i bindet detyrimit për ta përfaqësuar vendin në fazën finale të dialogut me fqinjin verior, të cilin e ka përshkruar Gjykata Kushtetuese në një Aktgjykim të publikuar javën e shkuar.

Gjykata ka theksuar se është antikushtetues një ekip negociator që e kishte formuar Kuvendi për ta përfaqësuar Kosovën në këtë dialog, ka rikujtuar se Kuvendi është i autorizuar të ushtrojë funksionin e mbikëqyrjes së politikës së jashtme dhe ekskluzivisht ia ka njohur Qeverisë mandatin për "propozimin dhe zbatimin" e politikës së jashtme, shkruan sot "Koha Ditore".

Në anën tjetër, ka theksuar se për zbatimin e politikës së jashtme, kryeministri "këshillohet" me presidentin.

Haradinaj, i cili nuk i ka komentuar deri të martën përmbajtjen dhe pasojat e aktgjykimit, ka theksuar se formimi i Delegacionit shtetëror kishte për qëllim gjithëpërfshirjen. Ai ka theksuar se, pa e siguruar këtë gjithëpërfshirje, nuk do ta marrë timonin e përfaqësimit në dialog.