BE

BE

Haradinaj nuk pranon t'i prijë dialogut me Serbinë

Publikuar më 05 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përkitazi me Delegacionin shtetëror nuk ia ka ndryshuar qasjen kryeministrit në raport me dialogun. Pavarësisht thirrjeve të opozitës dhe shoqërisë civile që Ramush Haradinaj t'i bindet vendimit të Kushtetueses për t'i marrë levat e dialogut, ai nuk ka dhënë sinjale se do ta bëjë këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit vazhdon ta përdorë taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia si instrument për ta kontrolluar dialogun. Në aktgjykim, Kushtetuesja ia njeh Qeverisë mandatin për "propozimin dhe zbatimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të vendit", dhe thekson se kryeministri "këshillohet me presidentin për zbatimin e politikës së jashtme".

Në Zyrën e kryeministrit kanë kërkuar t'i referohemi deklaratës së fundit të tij, kur janë pyetur nëse do të ketë tjetër tentativë për formimin e ndonjë Ekipi, dhe nëse Haradinaj do të marrë rolin prijës.

Nuk janë ofruar as sqarime përkitazi me raportin që kryeministri do ta mbajë me presidentin Thaçi, i cili prej dy vjetësh ka marrë udhëheqjen e dialogut.

Por deputetë të partive opozitare kanë thënë se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria.