BE

BE

Kosnett beson në aftësinë e kosovarëve për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë

Publikuar më 05 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se amerikanët nuk do të ndalen kurrë së kërkuari një të ardhme më të mirë, e këtë ka thënë se duhet ta bëjnë edhe qytetarët e Kosovës.

Në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, në kuadër të festimeve të 243-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, ai ka shprehur besimin në aftësinë e popullit të Kosovës, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

"Qytetarë të Kosovës, amerikanët nuk ndalojnë kurrë së kërkuari një të ardhme më të mirë, dhe nuk duhet as ju të ndaleni. Kam besim të plotë në aftësinë e lidershipit dhe qytetarëve të këtij shtetit të mrekullueshëm që të vazhdojë me progres, të përdorë më së miri energjinë e sektorit privat, të luftojë korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit, të ndërtojë besim mes komunitetesh, dhe të gjejë një rrugë për t'u kthyer në tavolinën e bisedimeve me Serbinë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme", ka thënë Kosnett.