BE

BE

Pacolli: Engel vazhdon të ndihmojë fuqizimin e shtetit të Kosovës

Publikuar më 06 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm e takoi kongresmenin Eliot Engel.

Pacolli tha se kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.

"Mëngjesin e sotëm, pata nderin ta kaloj së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. Kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës. Kongresmeni Engel edhe sot nga pozicioni i udhëheqësit të komitetit për politikë të jashtme në kongresin e SHBA, ndihmon fuqizimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit kongresman Engel", shkroi Pacolli në Facebook.