BE

BE

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samitin e SEECP shenjë e keqe

Publikuar më 09 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mungesën e Kosovës e të Shqipërisë  në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Sarajevë e sheh shenjë të keqe, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva

Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Boyko Borissov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.

"Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindor u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit", tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit.

Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.

"Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu - Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj", shtoi Zakharieva.

Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të SEECP.