BE

BE

Parlamenti Evropian zgjodhi Ursula von der Leyen si presidente të KE-së

Publikuar më 17 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ursula von der Leyen u emërua zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, të martën, iu drejtua Parlamentit Evropian, për të bindur deputetët që e meriton këtë funksion.

Ajo u kritikua për mënyrën se si u propozua emri i saj për këtë post, pasi që nuk ishte e pranishme në fushatën evropiane parazgjedhore, dhe as në mesin e kandidatëve që u janë paraqitur votuesve evropianë për të kryesuar Komisionin Evropian.

Komisioni Evropian është organi kryesor ekzekutiv i BE-së. Ky institucion ka 28 komisionerë, numër ky i barabartë me vendet anëtare të BE-së. Secili vend propozon një komisioner.

Deri më tani pozitën e presidentit të Komisionit Evropian e ka mbajtur, Jean Claud-Juncker.