BE

BE

Zyra e BE-së kritika për mosfunksionim të Kuvendit dhe emërimeve politike

Publikuar më 19 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mosfunksionimi i Kuvendit, si dhe emërimet politike e pa merita në postet e larta publike kanë qenë dy kritikat që zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ia ka theksuar në takimin që ka zhvilluar me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane.

Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, ku është diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian të këtij viti, Serri ka ritheksuar se këto çështje janë cekur sërish në këtë raport, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në këtë mbledhje ka pasur kritika edhe për mospastrim të listave të veteranëve, për mungesë të zbatimit të legjislacionit të miratuar, për rritje të pagave vetëm në sektorin publik e për ngecjet në fushën e arsimit dhe atë të mbrojtjes së mjedisit.

Ndonëse ka vlerësuar se Kuvendi gjatë një viti ka qenë produktiv, ai ka folur edhe për mosfunksionim të tij.

Për zëvendësshefin e Zyrës së BE-së shqetësuese janë edhe emërimet politike nëpër pozitat e larta publike.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Serri ka ritheksuar se janë kundër taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vënë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.