BE

BE

Von der Leyen mbështet përpjekjet e Kroacisë për t'iu bashkuar eurozonës

Publikuar më 31 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Liderja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetje për Kroacinë në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar eurozonës dhe zonës "Schengen" të lëvizjes së lirë.

"E vlerësoj shumë përpjekjen gjigante të Kroacisë për të hyrë në procesin e aderimit në eurozonë dhe zonën Schengen", tha Von der Leyen gjatë një takimi në Zagreb me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic.

"Kështu që jam në krahun tuaj", theksoi politikania gjermane. Zona Schengen e lëvizjes së lirë përbëhet aktualisht nga 26 shtete evropian nga të cilët 22 janë pjesë e BE-së. Vetëm 19 shtete anëtare të BE-së janë pjesë e eurozonës, komuniteti që përdor monedhën unike, përcjell Atsh. Kroacia ka qenë një anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 2013.