BE

BE

Pacolli: Kosova s'i njeh "pasaportat" e Rusisë për ukrainasit

Publikuar më 06 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova nuk i njeh të ashtuquajturat pasaporta të Rusisë për banorët e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

Pacolli ka shkruar në Twitter se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

"Rusia duhet të ndalojë ndërhyrjet e jashtëligjshme në Ukrainë dhe të tërheq trupat e saj",ka shkruar Pacolli.